Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor – UBT

Master në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Kolegji UBT është i vetmi institucion arsimor i arsimit të lartë në Kosovë që ofron programin Master në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Ky program është hartuar si nevojë e rritjes së sektorit të Arkitektures, ndërtimit dhe planifikimit urban në Kosovë, si një sektor më potencial dhe shumë premtues në Kosovë.

Në vitet në vijim Kosovën e presin sfida të mëdha dhe kërkesa lidhur me planifikimin urban, planifikimin urban rajonal dhe nevojën për të sitguar zgjidhje për popullsinë e saj që është në rritje.

Ky program ofron ofron specializime në:

  • Arkitekturë të qëndrueshme
  • Planifikim Hapësinor
  • Energji Efiçiente etj

Në përfundim të këtij programi studentët do të kenë përfituar njohuri të avancuara dhe tregu i punës do të ketë përfituar ekspertë të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor. Ekspertët e rinj do të jëtë të aftë të zbatojnë njohuritë e avancuara në aspektin : human, teknik dhe social si dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur problemet arkitektonike, urbane apo inxhinierike.

Misioni
Te jemi forcë e fuqishme për studimet e arkitekturës,ndërtimtarisë  dhe planifikimit hapësinor përmes kreativitetit dhe vizioneve, me theks te veçantë në aplikimin e standardeve më të larta ne projektim, planifikim dhe menaxhim te projekteve, duke siguruar mirëqenie ekonomike,sociale dhe kulturore.

Informata e përgjithshme
Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinorë, ka filluar me pune ne vitin akademik 2005/2006 me studimet bachelor ne gjuhën angleze per te vazhduar me pas ne vitin akademik 2007/2008 edhe me studimet ne gjuhën shqipe. Ne vitin akademik 2007/2008 ne këtë fakultet kane filluar studimet e magjistraturës (ne gjuhën angleze) ne Arkitekturë, Planifikim Hapësinorë dhe Menaxhim te Projekteve Ndërtimore (për herë të parë në Kosovë).

Detyrat e bazuara në programet e studimeve

  • Planifikimi
  • Dizajnimi
  • Mbikëqyrja
  • Zhvillimi i projekteve
  • Mirëmbajtja e shërbimeve në ndërtesa
  • Energjia Eficiente
  • Urbanizmi
  • Planifikimi Urban


Fokusimi
 do të jetë dizajnimi bazuar ne vlerat:

  • Arkitektonike
  • Inxhinierike
  • Estetike
  • Teknike-teknologjike
  • Ekonomike