Banka, Financa dhe Kontabilitet – Dukagjini – UBT

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve
Ky program akademik është i dizajnuar që të pajisë studentët me njohuri themelore teorike dhe praktike në lëmin e bankave, financave dhe kontabilitetit. Qëllimi kryesor i tij është që të zhvillojë një kuptim të thellë të mënyrës se si informacioni financiar duhet përdorur, analizuar dhe raportuar. Njohuritë relevante dhe aftësitë e fituara përmes këtij programi do t’u mundësojnë studentëve që të analizojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike proceset më të rëndësishme brenda një ekonomie. Ky program studimi poashtu synon të theksoj rëndësinë e lidhjes në mes të teorisë dhe praktikës, në mënyrë që t’u sigurojë studentëve aftësi dhe kompetenca esenciale për aktivitete praktike dhe hulumtuese në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit.

Rezultatet e pritura të mësimit
Përmes këtij programi studentët do të jenë të përgatitur për të ndjekur karrierën në kompani private/publike, banka dhe institucione të tjera financiare. Pas përfundimit të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Demonstrojnë zotërim të teorisë, aftësive teknike dhe aspekteve etike në fushat kryesore
    të kontabilitetit, financave dhe të ngjajshme, të tilla si: kontabiliteti financiar, kontabiliteti
    menaxherial, financat e biznesit, auditimi, menaxhimi financiar, banka dhe afarizmi
    bankar, e drejta biznesore, sistemet e informacionit, marketingu, etj.
  • Përgatisin informacion të cilësisë së lartë për marrjen e vendimeve nga ana e palëve të
    brendshme dhe të jashtme të interesit.
  • Analizojnë të dhëna financiare dhe të demonstrojnë aftësi për të komunikuar të dhëna të
    tilla në mënyrë efektive dhe të ofrojnë zgjidhje për çështje dhe probleme të ndryshme
    financiare.
  • Analizojnë dhe vlerësojnë performancën e biznesit duke përdorur informacionin
    financiare në kontekstin e një industrie të veçantë.
  • Aplikojnë aspektet dhe modelet kryesore të kontabilitetit dhe financave, dhe të përdorin
    informacionin e duhur për marrjen e vendimeve dhe bërjen e analizave financiare.
  • Punojnë në mënyrë efektive në grupe, duke përfshirë planifikimin dhe organizimin,
    komunikimin dhe bashkëpunimin, të menduarit kritik, kreativitetin, dhe zgjidhjen e
    problemeve.
  • Të punësohen në institucione financiare, biznese të vogla dhe/ose familjare si dhe
    korporata të mëdha, të cilat kërkojnë profesionistë të tillë si: Analist Financiar, Bankier,
    Konsulent Financiar, Menaxher Financiar, Zyrtar Financiar, etj.
  • Të vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe profesionale në lëmin e bankave, financave,
    kontabilitetit, menaxhmentit dhe fusha të tjera të ngjashme.