Administrim – Dukagjini – UBT

Shkenca administrative

Ky program studimor synon formimin e ekspertëve për gamën më të gjerë të posteve në administraten publike dhe atë të biznesit, që nënkupton në të gjithë sektorin publik, duke filluar nga administrata kombëtare, administrata publike dhe kompanitë publike deri tek kompanitë private, veçanërisht ato që kanë një bashkëpunim më të madh me sektorin publik. Ky program është shumë praktik dhe i ofron të gjitha njohuritë dhe kualifikimet e nevojshme profesionale, organizative, kompjuterike dhe administrativo-teknike për të punuar me sukses në poste administrative, duke filluar që nga sekretari, sekretar i biznesit, nëpunës profesionistë në fusha të ndryshme, të cilat kërkojnë njohuri ndërdisiplinore të ligjit/administratës/ekonomisë, deri tek menaxherët e njësive organizative në nivelet e ulëta dhe të mesme të hierarkisë. Ndërsa, për studentët më ambicioz, ky program u ofron atyre njohuri të mjaftueshme teorike për të vazhduar studimet në ciklin e dytë.

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve
Ky program akademik është i dizajnuar që t’u ofrojë studentëve një bazë të mirëfilltë të njohurive në administrim, veçanërisht në fushen e biznesit dhe administrimit publik. Qëllimi i programit studimor është t’i edukojë dhe kualifkojë studentët për:

  • Mendim kritik dhe për zgjidhje te problemeve në mënyrë analitike dhe për punë të pavarur kërkimore.
  • Kuptim të kornizës politike, shoqërore dhe kulturore në të cilen funksionon administrata në Kosovë dhe jashtë saj.
  • Kryerjen e punëve dhe detyrave në fushën e planifikimit, organizimit, menaxhimit dhe mbikëqyrjes së organizatave të administrimit publik.
  • Më tej, arsimimi i ciklit të dytë dhe të tretë ose njohja me të mësuarit si një proces i përjetshëm.

 

Rezultatet e pritura
Ky program studimor ka për qëllim zhvillimin e një sërë aftësish për punësim dhe njohurive të detajuara në fushën e biznesit dhe administratës publike. Përmes këtij programit studentët do të përgatiten për të vijuar karrierat e tyre në sektorët privat dhe publik.

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të ketë këto aftësi të përgjithshme:

  • Aftësia për të kuptuar, integruar dhe transferuar njohuritë ndërdisiplinore në praktikë.
  • Aftësia për të vlerësuar praktikat vendore dhe ato te huaja.
  • Aftësia për të hulumtuar dhe transferuar gjetjet në praktikë.
  • Aftësia e të menduarit analitik dhe integrues.
  • Aftësia e gjykimit kritik dhe zgjidhja e problemeve.
  • Aftësia e vetë-reflektimit.
  • Angazhimi ndaj parimeve etike dhe multikulturalizmit.
  • Aftësia për të punuar në një ekip ndërdisiplinor.
  • Aftësia për të bashkëpunuar me të gjitha palet e interesuara.
  • Zotërimi i aftësive në lidhje me të bërit biznes me klientë.
  • Aftësia për të përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
  • Aftësia për të komunikuar verbalisht dhe me shkrim në gjuhën amtare dhe të paktën në një gjuhë të huaj.
  • Aftësia për të fituar në mënyrë të pavarur njohuri dhe shkathtësi.
  • Aftësia për të mësuar gjatë gjithë jetës i rrethuar me njohuri.
  • Aftësitë e të diplomuarit në fushën specifike:
  • Aftësia për të integruar dhe transferuar njohuritë e fituara në fushën e administrimit, ligjit, organizimit, menaxhimit, ekonomisë, informatikës, shkencave politike dhe shoqërore, dhe gjuhëve të huaja në praktikë
  • Aftësia për të njohur dhe analizuar çështjet në praktikë në fushën e shkencave administrative dhe të biznesit.
  • Aftësia për të kuptuar metodat statistikore.
  • Aftësia për të përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit për të marrë, përpunuar dhe paraqitur të dhënat.
  • Kuptimi i funksionimit të teknologjisë informative dhe zgjidhjeve dhe zbatimit praktik.
  • Aftësia për të shpjeguar dhe krahasuar gjetjet në fushën e shkencave administrative dhe të biznesit.
  • Aftësia për të formuluar propozime për zgjidhjen e çështjeve dhe interpretimi i tyre në praktikën administrative.
  • Aftësia për të menaxhuar procedurat administrative.
  • Aftësia për të menaxhuar funksionet administrative.
  • Kuptimi i funksioneve të organizatave.
  • Aftësia për të kërkuar informacion në fushën e shkencave administrative dhe të biznesit.
  • Aftësia për të përdorur njohuritë e fituara.
  • Aftësia për të folur dhe shkruar dhe aftësia për të lexuar dhe kuptuar gjuhët e huaja në nivelin bazë në situata dhe rrethana mesatarishtë të vështira e të ndryshme të përditshmerisë.
  • Kuptimi i menaxhimit në sektorin publik dhe privat.
  • Kuptimi i financave publike.
  • Kuptimi i politikave publike.
  • Kuptimi i ekonomisë së sektorit publik dhe privat.
  • Aftësia për të kuptuar sistemet e informacionit dhe kompjuterizimin e proceseve të biznesit.
  • Respektimi i parimeve etike dhe angazhimi ndaj etikës profesionale në mjedisin e punës.