HISTORIKU
Kolegji “Dukagjini”është Bartës Privat i Arsimit të Lartë në Kosovë i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT). Kolegji “Dukagjini”është themeluar në vitin 2006 në Kosovë.
Kolegji “Dukagjini” ka kaluar në procedura të rregullta të akreditimit dhe licencimit gjatë periudhës 2006-2015 për veprimtari mësimdhënie dhe për punë kërkimore shkencore nga lëmtë e ndryshme shkencore dhe akademike. Më shumë rreth akreditimit http://www.akreditimi-ks.org
20Maj 2006 ishte hapja solemne e procesit mësimor në Kolegjin Dukagjini.
Kolegji “Dukagjini”ofron studime në dy nivele Bachelor dhe Master.
Kolegji “Dukagjini”ofron studime në:
Bachelor – 3 vjeçare
- Shkenca Kompjuterike / TI
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
- Menaxhment dhe Informatikë
- Juridik i përgjithshëm
Master – 2 vjeçare
- Menaxhment dhe Ndermarrësi