Rreth nesh
Kolegji ”Dukagjini” është Bartës Privat I arsimit të Lartë në kosovë i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Hapja e procesit mësimor në këtë institucion akademik është bërë me 20 Maj të vitit 2006 dhe prej asaj kohe përfaqëson një institucion unik në rajon dhe bartës të zhvillimeve akademike në Kosovë dhe Rajon.
Kolegji “Dukagjini” ka kaluar në procedura të rregullta të akreditimit dhe licencimit gjatë periudhës 2006-2015 për veprimtari mësimdhënie dhe për punë kërkimore shkencore nga lëmitë e ndryshme shkencore dhe akademike. Më shumë rreth akreditimit http://www.akreditimi-ks.org
Që nga viti akademik 2017-2018 e vecanta e Kolegjit ”Dukagjini” qëndron se është pjesë plotësisht e integruar e institucionit të lartë akademik dhe lider në rajon, UBT, dhe si i tillë ofron jo vetëm standard të unifikuar të procesit, por edhe laroshi drejtimesh për studime të të dyja niveleve sikur Bachelor e gjithashtu edhe Master.
Kolegji Dukagjini në bashkëpunim me UBT organizon edhe Konferencën Internacionale 2020.
Më shumë informata rreth Konferencës gjeni në linkun më poshtë :
https://conferences.ubt-uni.net/2020/
Përkitazi me drejtimet klikoni në vegëzën http://ubt-uni.net/?cid=1,167